Gjendja me epideminë shënon trend ulës, masat i dhanë rezultatet. Megjithatë, përvoja na ka treguar se shumë shpejtë mund të destabilizohet nëse nuk respektohen masat. Para nesh pasojnë festa, ditë të lirë dhe mot i bukur. Le t’i shfrytëzojmë me përgjegjësi, të mos grupohemi dhe të mos i shkelim masat mbrojtëse, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ka, theksoi ministri, shumë mënyra të kalojmë kohë cilësore në gjirin e familjes dhe më të afërmve, ndërsa të jemi të mbrojtur nga virusi.

“Nga java e ardhshme mbërrijnë doza më të mëdha të vaksinës dhe do t’i rrisim kapacitetet e vaksinimit në maksimum. Ju siguroj se do të vaksinojmë në mënyrë të shpejtë dhe efikase me qëllim sa më shpejtë qytetarët të fitojnë imunitet. Prej jush kërkoj vetëm respektimin e masave të cilat do të na mbrojnë prej valës së re eventuale pas festave”, shkroi Filipçe.