Në pjesën e internet portaleve që plasojnë përmbajtje informative, propozimi i im personal është që së paku të deklarojnë një redaktor i cili nuk guxon të jetë pronar i Off-shop kompanisë. Mendoj se mund të pranojmë dhe kjo vlen edhe për portalet që janë të regjistruara në Maqedoni, tha sot ministri i shoqërisë informative dhe administratës, Damjan Mançevski, në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare “E-shoqëria”.

Ai theksoi se këtu problem i madh është ai etik se deri ku është kufiri dhe deri ku do të shkohet me rregullim, pasi që më hyn në privatësi.

“Këto janë pyetje që Qeveria nuk duhet e vetme të jep përgjigje, por duhet të hapim debate. Nëse jemi të famshëm si burim i ‘lajmeve të rreme’, mund të jemi edhe vendi ku ka filluar debati rreth ndonjë iniciative të koordinuar”, tha ai.

Ministri porositi se Qeveria nuk duhet të jetë motori i reformave në sferën mediatike dhe Propozim ligjit për shërbime audio dhe audio vizuale.

“Ironike është të thuhet që Qeveria të jetë motori i reformave në media. Motori duhet të jenë vetë të punësuarit në media dhe vetë mediumet. Ne si Qeveri ambicie të vetme kemi që të ofrojmë hapësirë, debat dhe mekanizëm. Ne jemi për zbatimin e asaj që ata mendojnë se duhet të bëhet”, tha Mançevski. /Fol/