Shqiptarët nuk dinë se çfarë është të udhëheqësh me Entin Shtetëror të Statistikave, Entin Gjeologjik të Maqedonisë dhe me Arkivin Shtetëror të Maqedonisë – tri organe administrative shtetërore ndër më të rëndësishmet në vend. Kuadro shqiptar nuk udhëheqin as me organet e pavarura shtetërore si Agjencia për Rini dhe Sport, Agjencia për Emigracion, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, si dhe Komisioni për bashkësitë fetare dhe grupet religjioze. Kuadro shqiptare nuk udhëheqin as me Drejtorinë e të Ardhurave Publike as me Doganat.

Me zgjedhjen e ministrit të ri të Shëndetësisë, Venko Filipçe, pozicioni politik i partive
shqiptare është ulur ndjeshëm në Qeverinë e Maqedonisë, ndërsa kjo situatë nuk ka qenë që nga
zgjedhjet e vitit 2002. Edhe në zgjedhjet e vitit 1994 dhe 1998, shqiptarët kishim më shumë ministri ndonëse nuk ishin të kyçur në administratën shtetërore dhe në organet gjyqësore si pas konfliktit të vitit 2001. Ndërkaq organika e Qeverisë edhe e administratës publike nuk ka ndryshuar nga qeverisjaVMRO-BDI. Kjo e fundit mjaftohet me vetëm tre ministri atë të Ekonomisë, Drejtësinë dhe Ministrinë e Ambientit Jetësor, ndërsa RDK udhëheq me Ministrinë e Pushtetit
Lokal. Këto ministri, edhe për nga buxheti për vitin 2018 dukshëm kanë më pak para se sa ministritë që udhëheq LSDM, ndërsa njëjtë si në kohën e qeverisjes së VMRO-së, Ministrisë së Ekonomisë nuk i kthehen kompetencat që i ka marrë zëvendëskryeministri për Ekonomi dhe Financa në krye të së cilës është Koço Angjushev. LSDM vazhdon të udhëheq me ministritë më kryesore – atë për Punë të Jashtme, me Punët e Brendshme, Mbrojtjen, Shëndetësinë, Financat, Arsimin, Punën dhe Politikën Sociale, Transportin, Bujqësinë, si dhe me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike. shkruan gazeta Koha./Shqipmedia