Prej 1 deri 6 tetor të 2018-s, në Tetovë do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Filmit ODA, transmeton Portalb.mk.

TIFF ODA do të nis më 1 tetor, në ora 20:00 me hapjen solemne ku do të paraqitet dokumentari nga Maqedonia në regji të Igor Ivanov.

Më 2, 3 dhe 4 tetor, TIFF ODA do të nis në ora 11:00 – punëtori, për të vazhduar më pas me shfaqjen e filmave në ora 13:00, në ora 15:30, në ora 17:30, në ora 19:30, në ora 21:30 dhe në ora 22:00.

Më 5 tetor, TIFF ODA nis në ora 11:00 – punëtori, për të vazhduar më pas me shfaqjen e filmave në ora 13:00, në ora 15:30, në ora 19:30 dhe në ora 21:30. Në ora 22:00 do të ketë kinema të hapur.

Më 6 tetor, do të ketë edhe ekspozitë të fotografive duke filluar në ora 19:30, kurse në ora 20:00 është edhe ceremonia përmbyllëse.

2018-ta, është viti i shtatë me radhë që realizohet festivali TIFF ODA .