Policia e Elbasanit ka gjetur një vajzë 19-vjeçare e cila ishte shpallur e zhdukur prej 1 viti. Ajo ishte larguar nga banesa e saj në fshatin Selias të Elbasanit në Prill të 2016-ës dhe kishte humbur çdo kontakt me familjarët.

Raportohet se e reja u gjet në shtetin grek dhe u soll në Shqipëri .

Ajo deklaroi para uniformave blu se ishte larguar nga banesa me dëshirë dhe kishte shkuar në Greqi. Ajo nuk dha detaje për jetën në vendin fqinj por policia dyshon se vajza mund të jetë trafikuar.

Ajo ka këmbëngulur se nuk e ka detyruar askush të largohet nga shtëpia dhe t’i drejtohet vendit fqinj. Gjithsesi policia po kryen vepriemt e mëtejshme.