Sipas vendimit qeveritar prej sot nga ora 16:00 deri të martën në 5 të mëngjesit do të ndalohet lëvizja për të gjithë qytetarët.

Pas ditës së martë, mbeten aktive të gjitha ndalesat për lëvizja nga dita e hënë deri të premten prej orës 16:00 deri 5 të mëngjesit ditën e ardhshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

Për personat mbi 67 vjet mbetet aktive ndalesa për të gjithë ditët, nga e hëna deri të premten, përveç periudhës prej 10 deri ora 12, përveç ditës së hënë më 21 prill.

Për të gjithë personat deri në 18 vjet mbetet aktive ndalesa për lëvizja për të gjitha ditët, nga e hëna deri të premten, përveç periudhës prej 13:00 deri në ora 15:00, përveç ditës së hënë më 21 prill.