Pushteti edhe më tej pa detaje rreth negociatave për një kandidat për president, përveç se ka vullnetin që ai të jetë konsensual. Pasi partnerët e koalicionit dhe Besa nuk u pajtuan, LSDM-ja njoftoi se rezultati do të dihet javën e ardhshme dhe thotë se është mosmirënjohëse të komentohet tani për shkak të seriozitetit të procesit. Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, i cili është ndër emrat e mundshëm për kandidat presidencial, për Radion Evropa e Lirë tha se nuk është aq e rëndësishme nga cila pozitë do të jetë kandidati, sa është e rëndësishme figura. Në intervistë ai nuk e theksoi se cili është qëndrimi i BDI-së ndaj tij.

MENDOJ SE KA SHUMË PERSONA CILËSOR, SEPSE ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME QEVERIA NË PRESIDENTIN E ARDHSHËM TË KETË PARTNER PARIMOR, QË TA KAPIM RRUGËN DHE TË SHFRYTËZOJMË KËTO VITE PARA NESH QË MUND TË JENË VITE TË ARTA, PASI PËRVOJA E SHTETEVE TJERA QË KANË HYRË NË NATO DHE KANË BËRË HAPA DREJT BE-SË TREGON SE KËTO VITE JANË VITET E NDRYSHIME DHE ZHVILLIM EKONOMIK- DEKLAROI NIKOLLA DIMITROV- MINISTËR I JASHTËM.

Ende nuk dihet nëse edhe votat e Lëvizjes BESA do të përfundojnë në konton e kandidatit të mundshëm konsensual. Pas bisedimeve me kryeministrin Zaev, kreu i BESË-s, Bilall Kasami tha se mbështetja e tyre nuk do të jetë e pakusht. Kandidati presidencial i VMRO DPMNE-së opozitare, Gordana Siljanovska- Davkova një ditë më parë njoftoi se në kohë rekord janë grumbulluar 10 mijë nënshkrime, me çka edhe zyrtarisht është kandidate për president./Alsat/