Presidenti francez Emmanuel Macron, ka deklaruar vendi i tij ka shpallur fitoren e parë ndaj coronavirusit, duke njoftuar se do të hiqen një sërë kufizimesh që ishin vënë për ta luftuar pandeminë e COVID-19.

Siç raporton CNN, gjatë një fjalimi të mbajtur dhe transmetuar live në televizion, Macron i është drejtuar kombit duke paralajmëruar se virusi edhe mund të rikthehet, transmeton Telegrafi.

Presidenti francez tha se Franca prej sot do të rihap kufijtë e saj për pasagjerë nga vendet që janë anëtarë të Bashkimit Evropian.

Nga sot në mbarë Francën do të rihapen kafiteritë dhe restorantet, ndërsa do të lejohen udhëtimet në vendet e tjera evropiane.

Gjithashtu do të lejohen vizitat e anëtarëve të familjes nëpër shtëpitë e pleqve, që janë goditur rëndë nga pandemia e COVID-19. Shkollat në Francë, përveç atyre të mesme, do të hapen më 22 qershor.