Greqia vazhdon të lëshojë mesazhe kërcënuese ndaj Shqipërisë, lidhur me aspiratat integruese të vendit tonë në BE.

Pas Ministrit të Jashtëm, këtë radhë është Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos i cili është rikthyer edhe një herë tek shqetësimi i Athinës për prishjen e disa banesave të minoritetit grek në Himarë.

Në një intervistë për të përditshmen serbe, Pavlopoulos thotë se veprimet e autoriteteve shqiptare që shkelin të drejtat themelore të njeriut, pengojnë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Kur bëjnë akte që bien në kundërshtim me konventat europiane, të tilla si shkelja brutale e të drejtave themelore të njeriut, në veçanti ajo e pronës, minon perspektivën europiane”, ka thënë kreu i shtetit grek.