Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoni, me ç’rast do të realizojë takim me kryeministrin Zoran Zaev. Shërbimi qeveritar për shtyp informoi se Zaev dhe Thaçi do të kenë një takim kokë-më-kokë, pas çka do të pasojë edhe një takim bilateral i delegacioneve të të dy vendeve. Pas përfundimit të takimit, do të pasojnë deklarata për media të presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të Maqedonisë.