Presidenti i vendit Gjorgje Ivanov me rastin e festës së 2 gushtit (Festës Kombëtare të Maqedonisë), ka falur 58 persona të burgosur të cilët kanë vuajtur dënimin në burgun e Idrizovës.

20 personave të burgosur u janë shkurtuar nga tre muaj prej dënimit, për 9 të burgosur nga katër muaj, ndërsa 6 të burgosurve u janë hequr 6 muaj nga dënimi.

Presidenti me faljen mundëson lirimin nga ndjekja, lirim të plotë ose të pjesshëm nga dënimi. Falje nuk mund t’u jepet personave të dënuar për vepra penale kundër zgjedhjeve dhe procesit të votimit, vepra penale kundër fëmijëve dhe personave të mitur, vepra penale kundër shëndetit të njerëzve, e kështu me radhë.