Presidenti Ivanov për vizitë pune në Azerbejxhan

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov po qëndron për vizitë pune në Baku, Republika e Azerbejxhanit, me rastin e pjesëmarrjes në Forumin global Baku 5, në organizim të qendrës ndërkombëtare “Nizami Ganxhavi”.

Siç kumtoi kabineti i presidentit, ai do të mbajë fjalim në sesionin presidencial të forumit me temë “Ardhmëria e marrëdhënieve ndërkombëtare: fuqi dhe interesa”.

Gjatë vizitës së punës, është paraparë që presidenti Ivanov të realizojë takim bilateral me presidentin e Azerbejxhanit, Ilham Alijev, si dhe shumë takime bilaterale me pjesëmarrësit në forum.

Në forumin global do të marrin pjesë mbi 100 ish-presidentë dhe aktualë, kryeministra dhe ministra, diplomatë, numër i madh i personaliteteve të njohura nga jeta shoqërore dhe politike, profesorë universitarë, si dhe përfaqësues të Programit për liderë të rinj të Forumit global.

Midis temave të tjera të diskutimit në forumin e sivjetëm janë: ardhmëria e Evropës, roli i Kinës në marrëdhënie ndërkombëtare, marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit, sfidat në përballjen me terrorizmin modern, nëse ekstremizmi dhe populizmi janë kërcënimi më i madh për siguri, ardhmëria e marrëdhënieve transatlantike, Aleanca midis Perëndimit dhe shteteve myslimane, theksohet në kumtesë.