Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, vuri sot gurthemelin për fabrikën e parë të automjeteve vendase turke, raporton Anadolu Agency.

“Planifikojmë që të përfundojmë fabrikën në 18 muaj dhe të nxjerrim automjetin tonë të parë nga linja e prodhimit në tremujorin e fundit të vitit 2022”, tha presidenti Erdoğan në ceremoninë e hedhjes së gurthemelit në provincën Bursa.

Në këtë fabrikë do të vendosen qendrat e para vendase të projektimit, dizajnimit dhe prodhimit të automjeteve vendase në Turqi.

Më herët gjatë vitit, Gürcan Karakaş, shefi ekzekutiv i Grupi i Iniciativës së Automobilit të Turqisë (TOGG), tha se fabrika do të fillojë prodhimin masiv në vitin 2022 me një kapacitet vjetor prej 175 mijë njësi.