pejtë sidomos tek personat e moshuar dhe ka pasur edhe dhjetëra të tjerë që janë ankuar për lëndime të lehta për shkak të goditjeve nga breshëri. Sot terreni po pastrohej nga makineritë e rënda, po priteshin pemët dhe me cisterna nga Reseni sillej ujë teknik dhe ujë i pijshëm. Janë të kalueshme gjithashtu të gjitha akset rrugore. Probleme ka pasur në fshatin Nakolec, ku janë shkatërruar dhe çatitë e disa shtëpive.

Janë shkatërruar dhe sipërfaqe të mëdha me pemë molle. Sipas shoqatës lokalë të prodhuesve të mollëve nga Resnja, janë shkatërruar rreth 400 hektarë me mollë në pjesën nga fshati Slivnicë deri në Markova Noga- deklaroi Zghivko Gosharveski, kryetar I komunës së Resnjës.

Dëmet materiale janë të mëdha. Janë shkatërruar shtëpitë e njerëzve, makinat dhe pemishtet. Dëmi do të jetë shumë më I madh … ”

Stuhia e djeshme shkaktoi problem dhe në pjesë të rajonit të Ohrit, në auto-kampin “Ljubanishtë”.