Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, kjo mbledhje po mbahet pas përçarjeve në partinë më të madhe në Kosovë, pas shpërthimit të problemeve në publik kur u zbulua një komunikim ofendues që deputetja Aida Dërguti pati në raport me kolegun e saj Albin Kurtin.

Kjo mbledhje po mbahet pas nënshkrimeve të dhëna nga mbi 2/3 të delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm për të mbajtur mbledhje të këtij organi më të lartë vendimmarrës.
Mbledhja është thirrur nga, Hydajet Hyseni, kryesues i Këshillit të Përgjithshëm.

Në këtë mbledhje të këshillit të përgjithshëm pritet të bëhet edhe shpallja e zgjedhjeve të brendshme.