Një mega skandal pritet të shpërthej këto ditë në një komune shqiptare. Siç përflitet jozyrtarisht një lëndë e vitit 1987  është bërë e plotfuqishme në vitin 2016 ku nga një shumë e vogël kanë arritur kamatat miliona euro për 30 vite. Nga po të njetat burime thuhet se kjo bombë do të shpërthej ditëve në vijim në media.

Nuk dihet ende se në cilën komunë shqiptare do të plas skandali, por siç thuhet bomba do të plas para zgjedhjeve lokale.

Ndryshe gara për kandidatët dita ditës ashpërsohet dhe lufta do të jetë me e ashpër dhe më egër sa i përket kandidatëve konkurent. Në  BDI bëhet luftë e madhe për të kandiduar në disa komuna ku edhe bëhen anketa se cili kandidat është më i favorshëm për të fituar,  gjithashtu edhe në Lëvizjen BESA vetëm se nuk plasën grushtat për tu nominuar kandidatët për kryetar komune, ndërsa në LR-PDSh dhe PDSH gara siç duket është më e qetë.

Zgjedhjet lokale do të mbahen me 15 tetor. /TetovaSot/