Dhimbjet ose simptomat tjera të problemeve kronike me sinus mund të shkaktojnë lëndime shpirtërore, humbje të punës apo shkollës, sipas një studimi të ri.

Ato thuhet se janë burim i madh i depresionit dhe humbjes së produktivitetit, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Rhinosinusitis kronik (CRS), apo ënjtje e sinuseve, shkaktohet nga infeksionet, rritja e sinuseve apo lëndimeve të shkaktuara në hundë e që të cilat mund të ndikojnë në cilësinë e jetesës së njerëzve, thotë studimi mbi alergjinë, astmën dhe imunologjinë.

CRS mund të shkaktojë simptomat e depresionit, ku dhe thuhet se studimet duhet të koncentrohen më shumë në të ardhmen që kjo të shërohet.