Reagime të shumta, pas shqiptimit të dënimit  ndaj Kryetarit të PDSH-së për rastin Titanik 2 . I fundit që reagon për rastin në fjalë është ish deputeti i PDSH-së,, Orban Ibrahimi, i cili në murin e tij në fejsbuk ka shkruar:

“Mbeturina të errëta antishqiptare dhe antiperendimore po tentojnë që ta rikthejnë nenin 114 te kodit penal te RSFJ-së(delikti verbal), ku në atë kohë denoheshin shqiptarët vetëm pse thonin zëshëm se ishin shqiptarë.
Mua, si ish deputet(për pesë vite), sipas kësaj logjike të fajsisë ligjore, duhet të më denojnë me 50 vite burg. Sepse mbi 5000 herë në parlament kam votuar kundër, dhe i jam nënshtruar diktatit të partisë sime.
Partia Demokratike Shqiptare më shumë se parti….
Ideologji Kombëtare!”