Prokuroria kërkoi që ish-drejtori i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov të mbetet në paraburgim për shkak se procedura për zgjidhjen e 27 – prillit të përgjakshëm është ende në zhvillim e sipër.

Avokati i Çavkovit tha se ankesa për ndërprerjen e paraburgimit është dorëzuar në 30 janar, ndërsa për seancë publike presin tanimë 20 ditë.

Çavkov nga seanca publike e Gjykatës së Apelit tha se rezultatet e prokurorisë janë përtej mendjes së shëndoshë. Ai tha se trazirat dhe sulmi ndaj deputetëve janë zgjidhur falë urdhërimeve të tij. Pyeti se si është e mundur që tek një i akuzuar për terrorizëm të mos gjenden bomba dhe armë