Prokuroria e Lartë e Gostivarit nuk ka dorëzuar ende informacione deri te Prokurori Republikan Ljubomir Jovevski në lidhje me atë se për cilën vepër penale ka procedurë parahetimore për rastin në fshatin Siniçan. Prokurorët e lartë duhet të përcaktojnë se kush ia caktoi çështjen prokurores Lejla Kadriu nga Tetova. Përse ka bërë inspektim. A ka procesverbal nga inspektimi. Për më tepër, duhet të përcaktohet nëse prokurorja ka ndërmarrë veprime në kundërshtim me pozicionin e saj, por edhe nëse ajo e ka marrë përsipër çështjen dhe e ka informuar policinë dhe ka vepruar ekskluzivisht në përputhje me nenin 41 të Ligjit për Procedurë Penale.

Neni 41 i Ligjit për procedurë penale

“Prokurori publik mundet vetë të ndërmarrë çdo veprim që është i nevojshëm për zbulimin e veprës penale dhe zbulimin dhe përndjekjen e kryerësit të asaj vepre për të cilën me ligj është autorizuar MPB-ja, Policia financiare dhe Drejtoria e doganave”.

Para dy ditësh prokurorja Lejla Kadriu ishte në terren në fshatin Siniçan dhe kërkoi nga policia të tërhiqen nga vendngjarja. Ajo gjatë mbrëmjes madje kishte një bisedë telefonike me kryeministrin oliver Spasovski për çka tha se ai përmes telefonit e kishte quajtur atë kriminele, pohim të cilin e hodhi poshtë Spasovski. Nga MPB thanë se policia në terren është vetëm për shkaqe sigurie për të penguar konflikt të mundshëm mes banorëve të fshatrave Siniçan dhe Urviç. Gjithashtu thanë se prokurorja mund të urdhërojë policinë vetëm kur ka proces, e jo edhe kur bëhet fjalë për ruajtjen e sigurisë. Banorët e dy fshatrave janë në konflikt për shkak të ujësjellësit dhe ekskluzivitetit të burimit prej ku duhet të sigurohet uji për pije.