Prokuroria Themelore e Kumanovës ka ngritur padi penale ndaj ish drejtorit të Agjencisë për mallra të konfiskuara, B.A. kuadër i BDI-së, si dhe ndaj tre personave të tjerë, shkruan Fakte. Sipas aktakuzës, ish drejtori B.A. së bashku me ndihmës udhëheqësin e sektorit N.F.

Nga Sfillarja e Poshtme dhe dy persona nga Shkupi S.S. dhe P.P. nuk kanë zbatuar vendinet e gjykatës për konfiskim të mallrave dhe me këtë kanë shkaktuar dëm në buxhetin republikan.
Rasti në fjalë ka ndodhur në vitin 2011 dhe 2012, ndërsa pasuria e tundshme dhe e patundshme që është dashur të konfiskohet, ka qenë pronë e dy kumanovarëve N.S. dhe B.S. Burime partiake thonë se B.A. më vonë u bë ministër.