Pas publikimit të një dokumenti nga Antonio Miloshovski i VMRO-së se PSP-ja ka nisur hetime për statusin e pronës familajre të Artan Grubit dhe funksionarë tjerë të BDI-së, ajo i ka demantuar duke thënë se ato dokumente nuk kanë dalë nga zyra e PSP-së, pasi ajo ka sqaruar se personat e përmendur në letër nuk janë në hetime ku edhe e kanë informuar edhe kryeministrin Zoran Zaev ditën e formimit të qeverisë.
“Ne ju garantojmë se këto dokumente nuk kanë dalë nga zyra e kësaj prokurorie dhe që kanë përfunduar në rrjetet sociale. Ne ju kujtojmë se edhe në një rast tjetër kemi shpjeguar se bëhen më shumë kontrolle financiare për shumë persona brenda procedurave parahetimore ku sipas ligjit, janë sekret dhe nuk mund të informojmë. Gjithashtu ju kujtojmë se kjo prokurori i është përgjigjur kryeministrit se këta persona nuk janë në hetim, emra të cilët janë të shënuar në këtë letër “, thonë nga PSP-ja
Nga ana tjetër deputeti i BDI-së, Grubi për TetovaSot dje tha se si parti kanë kërkuar publikisht nga Prokuroria Speciale që të kontrollohen funksionarët e BDI-së nga 2002 deri ne 2017
“Ne kemi kerkuar publikisht nga prokuroria speciale dhe ajo e pergjithshme qe te kontrollohen te gjithe funksionaret e BDI-se, nga 2002 deri 2017 dhe qendrojme fuqimisht pas ketij qendrimi dhe i ftojme edhe partite e tjera ta bejne te njejten. Kerkesen qe e kane botuar njerez te VMROse nuk e kam pare e as qe kam pranuar ndonje shkrese apo thirrje nga prokuroria gjer sot, por me sa duket, ata perdorin metoda te tilla per nevojat e tyre propagandistike sepse ndryshe nga ata, ne e perkrahim Prokurorine Speciale. Prona jone modeste familjare eshte transparente, e bere publike disa here tashme nga vet ju gazetaret dhe rregullisht e paraqitur ne komisionin AntiKorrupcion” shprehet deputeti Grubi
Këto sulme të VMRO-së ndaj funksionarëve të BDI-së i paralajmëroi edhe lideri Ali Ahmeti ku në një intervistë u shpreh se VMRO-ja do të hakmerret tani pasi BDI-ja ka bërë koalicion me LSDM-në./TetovaSot/