Autobusi i djegur në autostradën Shkup – Tetovë nuk ka qënë në udhëtim me linjë të rregullt por se në rrugë ka dalë nga servisi ku ka qëndruar disa javë.

Kështu deklaron për TV SHENJA pronari i kompanisë Nasir Turs, Abdylaqim Bajrami.

Ai deklaroi se shoferi e ka informuar ata se autobusi është përfshirë nga flakët në pikën pagesore në Gllumovë, ndërsa zjarri është shkaktuar tek këmbët e shoferit, poshtë timoni.

“Nuk ka qenë në rrugë, ne me qëllim e kemi pasur në servisimin  e rasteve të elektronikës që të mirëmbahet, mirëpo vozitësin që e porositëm dhe erdhi që ta merr autobusin, prej tek udhëqkryqi i Prishtinës që është në qarkoren e Shkupit deri në pikën e pagesës në Matkë, pesë minuta kohë mund të ketë ajo, vozitësi ndjen tym, vozitësi diçka ndalet ta paguaj pagesën, e parkon më anash autobusin edhe kështuqë kaplon zjarri më tepër ku ska pasur mundësi të shuhet, edhe zjarrëfikësit kanë bërë vonesë rreth 40 minuta”, tha pronari i autobusit të djegur.