Propozim-Ligji për Prokurorinë Publike përmban mangësi ligjore. Ekspertët juridik vlerësojnë se propozimi i pushtetit nuk jep pasqyrë të qartë mbi fatin e bombave si dëshmi në procedurë dhe historikun e tyre që nga dorëzimi i tyre në Prokurorinë Speciale Publike nga ana e kryeministrit Zoran Zaev. Paragrafi i fundit i nenit 32 të propozim-ligjit ngrit dyshimet nëse të gjitha materialet e përgjuara dhe sms porositë janë dorëzuar ose jo në Speciale. Në të thuhet se: “Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë është kompetente për të ndjek vepra penale që burojnë nga përgjimet e siguruara në mënyrë jo ligjore të periudhës 2008-2015”. Madje një pjesë e ekspertëve thonë se në ligjin për Specialen duhej të kishte nen apo normë e cila do të garantonte sasinë e materialeve të përgjuara, me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të tyre për qëllime komerciale.

Element tjetër i cili nuk është përfshirë në propozimin e pushtetit është edhe marrja e lëndëve të Speciales nga ana e kryeprokurorit Ljubomir Joveski. Pikërisht mungesa e procesverbalit, i lë hapësirë Joveskit t’i merr lëndët pa dhënë llogari para Këshilli të Prokurorëve Publik dhe Kuvendit ashtu siç jepte Janeva çdo çerek viti mbi përqindjen e materialeve të përgjuara, akuzave të ngritura, procedurave hetimore dhe atyre para-hetimore.  Opozita dyshon se Joveski, Janeva, Villma Ruskoska dhe Renata Deskoska janë koordinuar për kalimin e lëndëve tek Joveski, duke mos respektuar Ligjin për Prokurorinë Publike i cili i ngrinë funksionet e personit juridik derisa gjendet nën masa kujdesi.

Pa zgjidhje ligjore mbetet edhe fati i ekipit të PSP-së, hetuesve, shërbyesve administrativ, bashkëpunëtoreve etj. Pushteti tenton që me normë ligjore t’i sistemojë në Krimin e organizuar, ndërsa opozita kërkon që duke filluar nga prokurorët special dhe të gjithë të punësuarit e tjetër të vlejë dispozita ligjore për kthimin e tyre në vendet e mëhershme të punës, ndërsa më pas përmes konkursit, Prokuroria për krim të organizuar t’i zgjedh prokurorët pse jo edhe të njëjte. Bazë për këtë opozita e marrëveshjen që prokurorët special kanë lidhur më PSP-në në fillim të punës kur janë nënshkruar marrëveshjet për bashkëngjitje në ekipin e Janevës në të cilat jo zyrtarisht thuhet se që nga data kur fillon bashkëpunimi me PSP-së, vendi aktual i punës pauzohet.

As në këto ndryshime ligjore nuk është parashikuar propozimi i kryeprokurorit nga ana e opozitës ashtu siç kërkonte Zaev kur ishte në opozitë dhe ashtu si kërkon tani VMRO-DPMNE-ja. /Alsat M/