Qindra shqiptarë nga Austria kanë protestuar në rrugët e Vienës kundër vendimit të dënuarve për rastin e Kumanovës,përcjell Fol.

Protestuesit nga diaspora shqiptare mbanin parulla që kërkonin lirimin e të dënuarve. Në një nga parulla, ata akuzuan shtetin maqedonas si shtet shovinist.
Protesta e tyre vjen pasi Gjykata Themelore Shkup 1 i dënoi ata me një total prej 745 vjet burg gjithsej anëtarët e grupit të Kumanovës.

Të premten, qeveria e Kosovës njoftoi se do të sigurojë 219,000 euro për të mbuluar shpenzimet e anëtarëve të familjeve të të dënuarve. Secila familje, siç shpjegohet nga kryeministri Ramush Haradinaj, do të marrë 10 mijë euro nga buxheti i Kosovës./Fol.mk