Gazetari i njohur dhe pronari i portalit Ina, Naser Pajaziti, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ka pyetur se përse në kryesinë e re të BDI-së është vetëm një anëtar nga qyteti i Kumanovës.

“ Pse Kumanova me vetëm 1 anëtar në kryesi të BDI-së, dhe pa asnjë drejtues të sekretariateve, derisa nga komunat e tjera nga 4 ,5 e 6 veta.

Kërkush nuk flet e debaton?!

Nëse Ali Ahmeti paska mbajt kallash në 2001, atëherë kjo zonë e pagoi një pjesë të madhe të faturës dhe çka nuk përjetoi?”, shkruan Naser Pajaziti./Almakos/