Në bazë të dhënave zyrtare të informateve me karakter publik të Universitetin Nënë Tereza të cilët i ka grubmbulluar Agjencia e Lajmeve Zhurnal (dëshmi, dokumente në vijim), shihet se Institucioni në fjalë nuk harxhon më shumë se gjysmën e buxhetit të paraparë vjetor. Për krahasim në buxhetin e vitit 2017 të Republikës së Maqedonisë, buxheti i projektuar i Universitetit Nënë Tereza, pa investimet kapitale për ndërtimin e objektit të universitetit ishte 116.870.000,00 denar (1.9 milion euro), ndërsa harxhimet e universitetit për vitin 2017 ishin gjithsej 48.533.300,00 denar (790 mijë euro), shkruan Zhurnal.mk.

Shtrohet pyetja pse nuk harxhohen mjetet buxhetore dhe vetanake të univeristetit nëse dihet se ankesat nga stafi akademik dhe administrativ nga ky universitet flasin për paga shumë të ulta, kushte jo adekuate për realizimin e mësimit, etj. Nga ana tjeter nese marrim universitetet tjera, Shen Qirili dhe Metodi harxhon mbi 95 % te mejeteve të planfikuara buxhetore.

Përse nuk harxhohen mjetet e planifikuara buxhetore në universitetin Nënë Tereza me mësim në gjuhën shqipe është me të vërtet një enigmë.