Paris Saint-Germain e ka në plan që të futet në garë për trajnerin e Real Madridit, Zinedine.

Trajneri aktual i PSG, Unai Emery, që ka drejtuar klube si Almeria, Valencia dhe Sevilla, mund të largohet, shkruan Diario Sport.

Paris është lider në Ligën 1, por sezoni i kaluar ishte shumë i dobët për ta.

Emery mund të largohet ngta PSG

Humbje e turpshme ndaj Barcelonës me rezultat 6-1 dhe humbja e titullit nga Monaco bëri që klubi të mendojë seriozisht largimin.

Klubi francez e ka në krye të listës, trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.

Ai ka kontratë me klubin nga Bernabeu deri në vitin 2020, por e ardhmja e tij tashmë është në rrezik, pas paraqitjeve të dobëta.

Zidane ka fituar një herë titullin dhe dy herë Ligën e Kampionëve me Real Madridin si trajnerin.