Një psikiatër në krahinën jugperëndimore kineze Guizhou ka rrëmbyer së paku 64 pacientë.
 
Zyrtarët e spitalit psikiatrik në qytetin Guiyang njoftuan se psikiatri Yang Shaoley rrëmbeu 64 pacientë të shtruar në spital, ndërsa për këtë nuk u ka thënë asgjë të afërmve dhe kujdestarëve të pacientëve.

Menjëherë pas skandalit në fjalë, psikiatrinë në Guiyangu e braktisën 11 mjekë dhe punonjës mjekësorë.

Rezultatet paraprake të hetimit tregojnë se psikiatri i rrëmbeu pacientët me premtimin se do t’u sigurojë kushte më të mira për mjekim, ndërsa mjekët dhe infermierët e braktisën psikiatrinë për shkak të rrogave më të mëdha të premtuara dhe kushteve më të mira të punës në vende tjera.

Hetimi mbi rastin është në vazhdim, ndërsa organet kompetente kërkojnë pacientët e rrëmbyer dhe stafin e arratisur mjekësor.