Katër seanca për lëndët e PSP-së janë caktuar këtë javë në Gjykatën Penale, përcjell Fol.

Të martën, më 26 dhjetor, janë planifikuar gjykime për lëndët ‘Trajektorja’ dhe ‘Trust’.

Të mërkurën vazhdon gjykimi për lëndëb ‘Dhunë në Qendër’, në të cilin akuzohen 14 persona për nxitjen e dhunës që ndodhi gjatë protestave para Komunës Qendër në qershor 2013.

Të enjten do të mbahet seancë për lëndën ‘Treqind’, që njëherësh do të jetë edhe gjykimi i fundit për lëndën e PSP-së në Gjykayën Penale për këtë vit.

Vitin e ardhshëm, seanca e parë gjyqësore pë lëndën e PSP-së do të mbahet më 17 janar 2018 edhe atë për lëndën e bashkuar ‘Target-Fortesa’ për përgjim të paligjshëm dhe për shkatërrimin e pajisjeve për përgjim. /Fol/