Prokuroria speciale publike dje ka dërguar ftesa për pyetje për më tepër se 200 persona nga Ohri – treguan nga portali Ohri1 duke u mbështetur në burime të prokurorisë. Siç mësuam të ftuar janë të punësuar në SPB Ohër të cilët kanë qenë në funksione udhëheqëse, në pikat rajonale të ministrive dhe institucioneve tjera shtetërore të cilat funksionojnë në Ohër.
Ftesa për pyetje kanë marë edhe disa funksionerë tjerë partiak të VMRO-DPMNE-së të cilët asnjëherë nuk kanë qenë në funksione ekzekutive.