Prokuroria Themelore Publike (PTHP) njoftoi se 7 persona nga 15 të dyshuarit për hunë në Kuvend janë privuar nga liria. Nga të dyshuarit, për 14 është shqiptuar masë paraburgimi, ndërkaq për një person është propozuar masë kujdesi.

“Prokuroria Themelore Publike – Shkup, pas mbledhjes së dëshmive materiale relevante, për 15 persona të involvuar në trazirat në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, fillimisht ka filluar procedurë për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit se kanë kryer vepër penale “pjesëmarrje në turmë që ndalon personin zyrtar t’i kryej detyrën zyrtare, nga neni 384 i Kodit Penal. Për momentin, 7 persona janë privuar nga liria. Prokurori publik kompetent, duke vlerësuar se janë plotësuar të gjitha bazat ligjore, për 14 të dyshuarit ka propozuar deri te gjykatësi i procedurës paraprake që t’u shqiptohet masë paraburgimi. Për një person është propozuar masë kujdesi”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Nga atje informojnë se hetimi vazhdon në drejtim të zbardhjes së rastit.