Ky është reisi i ri i cili është zgjedhur në mënyrë të çuditshme  gjoja me vendim të Gjykatës Themelore Shkupi – 2.

Siç shihet në video LIVE Skender Buzaku, një emër i panjohur deri tash, pritet që  të merr detyrën me shumë forca policore.

 

 

Vet Buzaku thotë se është reis i ri, ndërkohë që reisi Sulejman Rexhepi nuk është prononcuar, por nga pamjet që shifen, duket qartë se është një ndërhyrje e dhunshme dhe përzierje  e dhunshme e organeve shtetërore në këtë akt të shëmtuar.

Ndërkaq reisi i “çuditshëm” i ardhur në mënyrë të dhunshme në selinë e BFI-së  për mediat u shpreh:

“Ne kemi çuar letër te policia financiare, që të bëjë inspektimin e punës në sektorët të BFI-së gjegjësisht në sektorin financiarë” u shpreh Buzaku duke ju përgjigjur gazetarëve se është reis i ri i BFI-së në bazë zë vendimit të gjyqësisë.