Në New Delhi të Indisë, punonjësi i një spitali privat ia ka shtrënguar fort këmbën një trevjeçari, në përpjekje që ta ndaloi sepse qante gjatë tërë kohës.

 

Por, veprimi fizik ka qenë aq i fortë sa që ia ka thyer ashtin, transmeton Telegrafi.

Kur prindërit e fëmijës janë ankuar për dëmtimin fizik, zyrtarët e qendrës spitalore i kanë shikuar filmimet e kamerave, kur e kanë bërë zbulimin rrëqethës.

Në videon censuruar që është postuar më poshtë, mund t’i shihni veprimet e studentit praktikant që ishte angazhuar për kujdes ndaj fëmijëve, duke e rrotulluar dhe qëlluar viktimën.

Mësohet se ai së shpejti do të dalë para drejtësisë, ndërsa vogëlushi që po mjekohej për problemet në frymëmarrje, i është nënshtruar edhe intervenimit në këmbë dhe gjendja tij është e mirë.