Qendra e Shkupit sot në mëngjes është pa ngrohje qendrore për shkak të një defekti të përçuesit kryesor nga rrjeti shpërndarës i ngrohjes nga ngrohtorja ‘Istok’, përcjell Fol.

Nga kompania ‘BEG’ e cila është angazhuar për distribuim dhe furnizim me energji termike informojnë se ekipet po punojnë në riparimin e defektit dhe se pritet rreth mesditës konsumatorët nga kjo pjesë e qytetit të kenë ngrohje qendrore.

Për informacione shtesë qytetarët mund të paraqiten në Qendrën për kujdes të konsumatorëve në tel: (02) 3076 200. /Fol/