Prej të marten do të flasim për PSP-në, pasi sot festojmë festën e Pavarësisë. Kështu kanë thënë shkurt për mediat maqedonase, prokuroret e Speciales, Fatime Fetai dhe Lençe Ristovska. Ato kanë marrë pjesë në festimin qëndror të festës së Pavarësisë, duke theksuar se atje ndodhen me ftesë të Qeverisë dhe në cilësinë e përfaqësuesve të PSP-së.

Kujtojmë që kanë mbetur pak ditë deri në përfundimin e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike, ndërkohë që për fatin e këtij institucioni vazhdojnë bisedimet partiake mes pushtetit dhe opzitës. Për fatin e lëndëve të PSP-së u bë e qartë ditën e premte, kur prokurori shtetëror Lubomir Jovevski pranoi kërkesën e numrit një të PSP-së dhe të gjitha lëndët kaluan nga PSP tek Prokuroria Themelore Publike.

Janeva, e cila prej 21gushtit ndodhet në paraburgim, si e dyshuar për përfshirje në rastin “Zhvatja”, më 4 shtator ka dërguar letër nga burgu, ku ka dhënë autorizim për marrjen e lëndëve të saj nga ana e Prokurorisë së udhëhequr nga Joveski.

Janeva ka dhënë dorëheqje më 15 korrik, ditën e njejtë kur u arrestua Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13. Pas publikimit të videove nga ana e gazetës italiane “La Verita” në bazë të dyshimeve nga ana e Prokurorisë, u arrestua edhe Katica Janeva, për keqpërdrim të detyrës zyrtare. Me këtë gjë Janeva bëhet e dyshuara e tretë për zhvatje të biznesmenit Orce Kamçev, ndërsa I dyshuari I dytë në këtë hetim është Zoran Milevski I njohur si Kiçeec, I cili poashtu ndodhet në paraburgim.