Qeveria përmes një pres konference do bëj publike shumën e harxhuar nga bartësit e funksioneve puublike për gjashtë muajt e parë, transmeton Zhurnal.mk

“Në seancën e 60 me rradhë qeveria e ka shqyrtuar dhe miratuar informacionet për realizimin e vendimit qeveritarë të seancës së 42 duke obliguar kështu, ministrat, zv.ministrat, sekretarët shtetërorë, sekretarin gjeneral dhe kryeministrin që të dorëzojnë informacionet për shpenzimet zyrtare të bëra në gjashtë muajt e parë që nga marrja e funksionit pra nga qershori deri në nëntor të vitit të kaluar”, theksojnë nga qeveria.

Nga atje shtojnë se raporti themelorë për shpenzimet do të bëhet me qëllim që ata të jenë sa më transparent në prezantimin e konferencës për shtyp para opinionit.