Nga propozimi i qeverisë për taksat nga e ardhura, ku propozohet që të mos tatimohen linearishtë të ardhurat, por të tatimohen sipas çelësit normativ, mvarsishtë nga lartësia e të ardhurave, me tatim variabël.

Prandaj si rrjedhim i këti propozimi,kërkojmë që të zbatohet edhe te gjobat. Kërkojmë që të diskutohet edhe për gjobat e subjekteve ekonomike, ku nuk merën parasysh argumentet për madhësinë e subjektit për nga numri i punëtorëve si dhe nga realizimi.

Gjobat të mos ngelin lineare për të gjithë subjektet ekonomike, vlera nominale e gjobave për subjektet e vogla dhe atyre të mëdha. Propozojmë që gjobat të jenë variabile, të harmonizohen në përputhshmëri me madhësinë e subjekteve ekonomike si për nga numri i punëtorëve po ashtu edhe nga realizimi.

Përndryshe ulja e gjobave ka qenë promovim në kampanjën parazgjedhore të LSDM-së, thonë nga Instituti për zhvillim ekonomik-Tetovë.