Në mbledhje qeveritare që është caktuar sot në rend dite do të jenë protokollet e porpozuara për mësim sipas propozimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

Ata propozojnë që mësimi të zhvillohet online, ndërsa prania fizike në mësim të vlejë vetëm për nxënësit nga klasa e parë deri në klasë të tretë dhe për shkollat me numër më të vogël të nxënësve.

Zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës, Elizabeta Naumovska deklaroi se propozim-protokollet dje janë shqyrtuar edhe me përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror Sanitar të cilët bashkërisht me Inspektoratin arsimor do të kontrollojnë realizimin e mësimit dhe respektimin e protokolleve shëndetësore. Sipas inspektratit, është e pranueshme që në shkolla të jenë të pranishëm në një ndrim 50 nxënës.

MASH dhe Shtabi Koordinativ i Krizës javën e kaluar kanë kërkuar të dhëna nga çdo shkollë, posaçërisht nga shkollat në vendbanimet rurale.

Sipas Naumovskës, dy e treta e shkollave janë shkola rurale me pak nxënës ku mund të ndiqet mësimi, ndërsa në Maqedonia ka rreth 450 shkolla fillore dhe rreth 100 shkolla të mesme.