Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot (01.09.2020), e martë, me fillim në orën 12:00, në sallën solemne do të mbajë mbledhjen e parë konstitutive.

Në mbledhjen e parë konstitutive pritet të shqyrtohen propozimet për përcaktimin e zëvendëskryeministrave, propozimet për emërimin e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve themelore të Qeverisë, si dhe propozimet për emërimin e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve të posaçme.

Për shkak të masave për mbrojtje nga COVID-19, mbledhja e parë e Qeverisë do të mbahet me respektimin e protokolleve shëndetësore.

Ndërsa pas përfundimit të mbledhjes, do të publikohen edhe emrat e zv.ministrave.