Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, njëherësh edhe mandatar për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë, dorëzoi mbrëmë vonë në Kuvend propozim-programin e qeverisë së re.

Nga ana tjetër, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, ka caktuar që seanca për zgjedhjen e qeverisë së re të mbahet të martën në orën 11.

Në qeverinë e re marrin pjesë LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët ndërsa afati për zgjedhjen e qeverisë duhet të votohet deri në mesnatën e së mërkurës.