Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një komunikate thotë se e ka marrë me shqetësim përkeqësimin shëndetësor të ish-kryeministrit Isa Mustafa dhe po i përcjellë nga afër zhvillimet rreth gjendjes shëndetësore të tij.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryeministri Haradinaj janë me familjen Mustafa për t’i ofruar mbështetjen dhe përkrahjen për shërimin e shpejt të ish-kryeministrit Isa Mustafa.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të ofrojë gjithë ndihmën institucionale për shërimin  e z. Mustafa”, thuhet në njoftim.