Pesë institucione shëndetësore dhe katër arsimore nga Maqedonia sot do të nënshkruajnë marrëveshje për grante të pakthyeshme prej Qeverisë së Japonisë në vlerë prej 428.066 mijë euro.

Siç informojnë nga Ambasada e Japonisë marrëveshjet të cilat këtë vit janë në kuadër të “Grant programit për projekte të vogla” do t’i nënshkruajnë fituesit e granteve dhe ambasadori i parë rezident në Maqedoni, Keiko Haneda.

Në ceremoni fjalim është paraparë të kenë zëvendëskryeministri Bujar Osmani, ministri i Shëndetësisë Venko Felipçe dhe ministrja e Arsimit, Renata Deskoska.