Ish zv/Drejtori i ELEM, Fadil Limani ka apeluar autoritetet komunale të Kërçovës që të ngrenë zërin ndaj vendimit të fundit të Qeverisë lidhur me deponomin e mbeturinave në Xeheroren e Osllomesë.

Ai thotë se ky vendim është në kundërshtim me ligjin dhe banorët e lagjes Osllome duhet ta kundërshtojnë atë.

Qeveria si duket për këtë vendim nuk ka marrë mendim as nga Komuna e Kërçovës.

Më poshtë apeli i plotë i Fadil Limanit:

Drejtuar, Bashkësive Vendore dhe Shoqatave të Diasporës së Kërçovës;

Të nderuar bashkëvendas, bashkëqytetarë të Kërçovës me rrethinë.
Sot, Qeveria ka sjellur edhe një vendim, i cili është në kundërshtim me sygjerimet, informacionet dhe vendimet e sjellura nga Këshilli Drejtues i ELEM, në lidhje me deponimin e mbeturinave në Xeheroren e T.C-Osllomesë.
Qeveria me këtë vendim hedh poshtë sygjerimet, mendimet dhe vendimin e Inspektoratit si dhe Ministrisë së Ekologjisë, e cila bazuar në ligjet e këtijë “vendi” doli me qëndrimin se;
“Nuk lejohet deponimi i mbeturinave në Xeheroren e TEC-Osllome ngase është në kundërshtim me rregullativat ligjere e që kanë të bëjnë me Deponitë… “
Me një fjalē nuk ekziston ligj, për deponi të përkohshme… Me çka vendimi i Qeverisë ështē në kundërshtim me ligjin !!!
Apeloj të gjithë banorët e anës së Osllomesë që të bëhen bashkë dhe kundër këtijë “Vendimi”, i cili do t’u kushtojë jetë bashkë me gjeneratat që vijnë !!!
EDHE NJËHERË: KUSHDO QË TË JETË VENDIMI DHE NGA CILIDO QË ËSHTË SJELLUR, UNË SI FATMIR LIMANI NUK DO TË LEJOJ REALIXIMIN E TIJ.
Me këtë rast do të ndajë me Ju dhe opinionin e gjerë të gjithë rrjedhën e kësajë çështje përmes vendimeve të dokumentuara në vijim: