Plani 3-6-9 për prioritetet reformuese urgjente po zhvillohet me një dinamikë të mirë. Për tri javë nga gjithsej 73 masa të parapara për periudhën kohore tremujore, deri tani janë realizuar apo adresuar 23, ka konstatuar Qeveria në seancë të veçantë.

Në seancë është pranuar edhe Programi nacional për miratim të të drejtës së BE-së, gjegjësisht adaptimit të tij. Bëhet fjalë për harmonizim në pjesë të qeverisjes së të drejtës, administratës publike dhe përforcimit të kapaciteteve administrative, lëvizjes së lirë të kapitalit, shërbimeve financiare, energjetikën, arsimin dhe mjedisin jetësor.

Pres shërbimi qeveritar sot kumtoi se Qeveria ka konstatuar se nevojitet që institucionet të cilat deri tani nuk kanë treguar interes dhe kapacitet për shfrytëzimin e fondeve IPA, të përkushtohen më seriozisht në shfrytëzimin e mjeteve nga këto fonde të cilat kanë të bëjnë në realizimin e nevojave reale të qytetarëve.