Faqja zyrtare e Qeverisë së Maqedonisë www.vlada.mk pas disa orëve është rikthyer aktive. Për më shumë orë nga dita e djeshme, ajo ishte jashtë funksionit dhe se shihej se kishte rënë server i saj.
Qeveria është në heshtje dhe se deri tani nuk ka dalur me njoftim për të informuar se ku qëndron defekti i rënies së faqes zyrtare të Qeverisë apo ka pasur sulm hakerësh.

Kjo ka ndodhur vetëm pak orë pasi që Ministria e Jashtme ka shpallur vendimin për dëbimin e një diplomati rus.