Anëtarë të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Saraj i bëjnë apel liderit Ali Ahmeti që gjatë përzgjedhjes së kandidatit të BDi-së për kryetar të komunës së Sarajt për zgjedhjet lokale të tetorit të ketë parasysh se kush do të përfaqësojë subjektin poltik të dalë nga lufta e lavdishme e UÇK-së.
Ato theksojnë se nuk është as normale, as e natyrshme që partinë e cila mbi supet e saj mbanë edhe emblen e UÇK-së ta përfaësojë një person i ngjashem si kryetari aktual Bekim Murati, i cili ka qenë kryetari më i pasukseshëm i komunës së Sarajt nga të gjithë kryetarët që nga themelimi i komunës e deri më sot.

Anëtarët e BDI-së Saraj të cilët janë pronocuar janë të njohur për Zhurnal.mk por për korrektësi emrat e tyre nuk do i bëjmë publik. Ata thonë se Saraji është i mbuluar nga deponitë e egra, rruget dhe rrugicat e vendbanimeve në Saraj mirëmbahen nga vetë qytetarët me vetkontributin e tyre siç janë: Mbushja e gropave, zgjerimi i rrugëve, largimi i mbeturinave etj, edhe pse qytetarët paguajnë për këto shërbime.

Pasuritë natyrore siç janë Kanjoni i Matkës, uji i Rashçes, liqeni “Treska” dhe qendra rekreativo sportive “Saraj”, janë të lëna në mëshirën e fatit, ku nuk është investuar asnjë denarë për përmirësimin e kushteve dhe tërheqjen e vizitorëve në këto resurse. Para disa viteve premtuat 100 punësime në liqenin “Treska” dhe ristartimin e këtij liqeni, por kjo ishte vetëm nëj mashtrim elektoral. Me gjithë këto dështime qytetarët e Sarajit turpërohen me kryetarin e komunës Bekim Murati.

Fushat e futbollit në komunën Saraj në mëshirën e fatit, ndërsa ka eshe shumë dështime të Bekim Muratit gjatë qeverisjes katër vjeçare me Komunën e Sarajt.

Sipas tyre Bekim Murati nuk ka realizuar asnjë premtim të dhënë, andaj ai dhe soj i tij nuk duhet të përfaqësojnë komunën e Srajit. “Nuk na duhet edhe një Bekim tjetër. Komuna e Sarajit ka nevojë për një kandidatë që do ti plotësojë kriteret e një personi të arsimuar, edukuar dhe veshur kombëtarisht. Jo një matrapasi. Andaj kryetari Ahmeti kësaj here duhet të ketë kujdes me Sarajin”, thonë ata./zhurnal.mk