Qytetarët e Strugës pasdite u mblodhën para ndërtesës së komunës, ku protestuan kundër ndotjes së ajrit, si pasojë e djegies joligjore të deponisë në afërsi të qytetit.

Ata kërkuan nga institucionet kompetente në shtet, mbrojtje të së drejtës së tyre kushtetuese për ambient të pastër jetësor, duke dislokuar deponinë.

Qytetarët e pakënaqur u shprehën se me shkrim janë drejtuar tek Ministria e Ambientit Jetërsor dhe tek kryetari i Këshillit të Komunës së Strugës, nga të cilët kanë kërkuar që urgjentisht të thirret seancë e jashtëzakonshme.

Vetëqeverisja lokale e Strugës, përmes rrjeteve sociale theksuan se problemi me djegien e deponisë është nën kompetencat e institucioneve të gjejnë atë që shkakton zjarrin dhe theksuan se pushteti komunal po ndërmerr masa për shuarjen e zjarreve.