Ndonëse rastet me Covid-19 janë në rritje, qytetarët e kanë shfrytëzuar këtë të diel me diell për të pushuar në plazh.

Një trafik i rënduar me radhë kilometrike makinash është krijuar sot në disa segmente që të çojnë në plazh.

Raportohet për trafik në autostradën Tiranë-Durrës, në rrugën për në Gjirin e Lalzit, si dhe në dalje të Shëngjinit dhe në Vlorë.

Shumë qytetarë po zgjedhin t’i kalojnë pushimet e verës brenda vendit, pasi daljet jashtë janë të kufizuara për shkak të pandemisë.