Dimri po afrohet dhe qytetarët kanë filluar të planifikojnë se me çfarë do të ngrohin shtëpitë e tyre gjatë muajve të ftohtë, duke llogaritur sigurisht edhe çfarë është më e përballueshme në aspektin financiar. Ka nga ata të cilët preferojnë të jenë më tradicional dhe të shfrytëzojnë ngrohjen me dru, disa prej tyre e cilësojnë edhe si më ekonomike, pasi siç thonë nga ngrohja me rryme faturat në fund muajit ju vijnë me shuma të majme.

“Me dru. 5 metra, 4 metra aq afërsisht harxhoj.- Gjithmonë jeni ngrohur me dru apo keni përdorur edhe rrymë?- Gjithmonë.”

“Me çka të mundemi. Me dru aktualisht”.

“Me rrymë.- Ju vijnë shtrenjta faturat?- Po vijnë, por çka të bëjmë”.

“ Me rrym. Ne kemi edhe ngrohje qendrore, por me atë merremi kur janë temperaturat shumë të ulëta, minus 15, apo minus 20. Kështu me klime ngrohemi”

“ Ngrohje qendrorë përdor unë. Unë jetoj në Aerodrom”.

Nga ana tjetër autoritetet përmes masave të ndryshme, po tentojnë që të mënjanojnë mundësinë e ngrohjes me dru, dhe zëvendësimin e të njëjtës më rrymë apo ngrohje qendrore, me arsyetimin se reduktimi i ngrohjes me dru do të ndikonte ne uljen e ndotjes së ajrit. Theksi i Qeverisë vendoset tek ngrohja me inverter që sipas një analizë të tyre rezulton më ekonomikja.

Shuma mujore për ngrohje të 60 m2 me:

Inverter 11 734 den
Dru 18 586 den
Peleta 26 010 den
Panele 35 831 den
Naftë 43 038 den

Ndërsa, shitësit e drunjve, hezitojnë të flasin para kamerave, megjithatë thonë se kërkesat për dru janë ulur gjatë dy tre viteve të fundit. Ata thonë se ky vit ka filluar me goxha kërkesa, por se nuk ka dru të mjaftueshëm për të furnizuar të gjithë Maqedoninë. Vetëm në Shkup për një vit për ngrohje shfrytëzohen 317 mijë ton dru, ndërsa në gjithë vendin rreth 1 milion e 100 mijë metër kub. Nga Qeveria e Maqedonisë thonë se 40% e drunjve janë të prerë ilegalisht. /Alsat M/